TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Nëntor 2023, 09:53

Pa Albën të bënte një gjest të papëlqyeshëm në prapaskenë, indinjohet Vedati: Mos më prek! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pa Albën të bënte një gjest të papëlqyeshëm

Alba u rikthye dje në “Për’puthen”, pas pezullimit që mori nga produksioni pak javë më parë, për shkak të një telefonate që kishte zhvilluar me Enisën për t’i prezantuar një djalë.

Në emision u transmetua takimi që konkurrentja ka zhvilluar me Vedatin. Dy konkurrentët kaluan mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, buzë detit në qytetin e Durrësit.

Por, takimi u anashkalua totalisht në studio dhe në fokus u vendos një ngjarje nga prapaskena. Vedati tregoi se pa Albën, teksa i jepte një dhuratë Gentit, dhe kjo për të është një sjellje e patolerueshme.

Ndërsa, Alba nga ana tjetër, u shpreh se nuk ka interes për Gentin, por i dha Gentit një dhuratë ditëlindjeje, pasi e vlerëson si shok.

Vedati: Pashë që po i jepte një dhuratë Gentit

Alba: Ka tre-katër javë që ia kisha marrë dhuratën, që kur kishte ditëlindjen

Vedati: Nuk ishte momenti i duhur. Çfarë vlere ka ajo dhuratë. Unë po investohem?

Alba: Unë nuk i bëj dhuratë vetëm të dashurit, ia bëj edhe një shoku, edhe një kolegu. Nuk ishte aspak e qëllimshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Per’puthen ???? (@perputhen_tch)

vedati alba perputhen

Lini një Përgjigje