TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Nëntor 2023, 19:11

“Je shumë e bukur, më lë pa fjalë”, moderatorja italiane mahnit tifozët në “San Siro” në ndeshjen e Champions League (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

“Je shumë e bukur, më lë pa fjalë”, moderatorja

Marialuisa Jakobelli edhe njëherë tjetër magjeps ndjekësit me format e saj fizike. Gazetarja e njohur e Sportmediaset ka zgjedhur të performojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe PSG-së.

Pamje sportive dhe gjithnjë e qeshur për Jakobellin, e cila ka postuar fotot në rrjetet sociale. “The chaaaampions! Milan-PSG”, ka shkruar ajo, ku 3 milionë ndjekësit e saj në Instagram kanë komplimentuar gazetaren e njohur.

“Marialuisa je shumë e bukur, do të doja të martohesha me ty!”, komenton një fans që duket se shpreson më shumë se ç’duhet. “Ti je perfekte, më lë pa fjalë”, – shkruan dikush tjetër.

Moderatorja italiane është përfolur shpeshherë për lidhje të ndryshme me futbollistë, por jeta private e saj ka qenë aq e shenjtë saqë asnjëherë nuk është pranuar apo mohuar ndonjë marrëdhënie. As paparacët nuk kanë mundur dot të shkrepin një foto me një djalë, ajo tregohet diskrete sa i përket kësaj pjese.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marialuisa Jacobelli (@marialuisajacobelli_)

marialuisa jakobelli gazetarja sportive

Lini një Përgjigje