TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Janar 2025, 10:25

Nuk pritej! Olsi largohet nga shtëpia e Big Brother

Shkruar nga Pamfleti

Nuk pritej! Olsi largohet nga shtëpia e Big Brother

Olsi ka lënë shtëpinë pas vendimit të publikut që e shpalli atë banorin më pak të preferuar.

Pas njoftimit, ai ka kërkuar nga banorët që të mos e përcjellin tek dera e kuqe, e cila është bërë një traditë për përshëndetje në përfundim të çdo eliminimi.

Me humor, Olsi ka thënë: “Të paktën do bëj një orë gjumë tamam,” duke e marrë situatën me qetësi.

Largimi i tij ka sjellë reagime të shumta, ndërsa ai e ka pranuar vendimin e publikut në dukje pa shenja mërzie.

Olsi ishte një ndër lojtarët më inteligjentë aty brenda dhe kjo e bënte të dukej më pak aktiv, mbase duke e çuar edhe në penalizimin e publikut.

olsi big brother largim

Lini një Përgjigje