TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Dhjetor 2023, 12:33

‘Nuk më lejuan performancën’, Samanta Karavella rrëfen arsyen e tërheqjes nga Festivali në RTSH

Shkruar nga Pamfleti

‘Nuk më lejuan performancën’, Samanta Karavella

Këngëtarja Samanta Karavella, e ftuar në “Më Lër të Flas”, zbuloi arsyen se pse u tërhoq nga “Festivali i Këngës”.

“Ka pasur shumë spekulime ndaj festivalit, për mua ishte një temë që nuk dua ta cekja aspak por kam një sqarim për publikun tim, që e ka pritur rikthimin tim në festival. Pjesëmarrja e parë ka qenë që 14 vjeç. Kënga që unë kam zgjedhur në festival, që e kam krijuar për 2 ditë, sepse ishte ajo energjia që dua... Është një këngë me potencial dhe ritmike”, tha këngëtarja.

Romeo: Unë e kam dëgjuar këngën dhe ishte shumë potencial.

Samanta: Kënga fillonte me ‘eagle’ (shqiponjë), edhe do krijonte atmosferë të paparë në “Pallatin e Kongreseve”, mua më ka mbetur shumë peng. E vërteta është që nuk m’u lejua performanca, dhe unë nuk mund ta këndoja atë këngë ritmike pa performancë. Këto ishin kriteret e festivalit këtë vit. Nuk iu lejua askujt.

Romeo: Kemi dëgjuar disa fjalë që festivali i fundvitit i është premtuar Elsa Lilës.

Samanta: Këto janë spekulime, mediat  flasin gjithmonë, edhe kur bëhet fjalë për një artist me emër, mund të ishte edhe emri im. Nuk di asgjë rreth kësaj, uroj që të jetë zgjedhja e publikut.

Donaldi: Po nëse disa nga këngëtarët janë tërhequr, çfarë do ndodhë? Se nuk je e vetmja, edhe Kejsi Tola është tërhequr.

Këngëtaren e marrin në telefon “live”, dhe nuk tregoi asgjë më tepër se “zgjodhi të tërhiqej për arsye personale”.

 

samanta karavella arsye terheqja

Lini një Përgjigje