TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Nëntor 2023, 12:38

Nëse ju shkruajnë dhe e fshijnë mesazhin në WhatsApp, ka një ‘truk’ se si mund ta riktheni

Shkruar nga Pamfleti

Nëse ju shkruajnë dhe e fshijnë mesazhin në WhatsApp, ka

Një mesazh që e kemi shkruar për dikë në WhatsApp, ia çojmë dikujt tjetër, apo dërgojmë një mesazh, nuk na pëlqen, apo pendohemi se çfarë kemi shkruar dhe e fshijmë. Këto gjëra ndodhin dhe janë krejt normale.

Shyqyr që kemi atë butonin “delete” se kushedi me sa njerëz do të ziheshim.

Por nëse ti je në anën tjetër dhe do të lexosh mesazhin që dikush të dërgoi, por që u pendua dhe e fshiu, e kemi një ‘truk’ të vogël. Nëse përdorni iPhone, telefoni juaj i bën back up mesazheve tuaja si standarde. Fshijeni WhatsApp-in, instalojeni përsëri dhe zgjidhni “to restore chats via the backup”. Do ta shihni mesazhin e fshirë.

 

whatsapp mesazhet e fshira

Lini një Përgjigje