TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Korrik 2024, 14:21

Në Dibër pas 12 viteve, Bebe Rexha poston foto dhe video nga vendlindja e babait

Shkruar nga Pamfleti

Në Dibër pas 12 viteve, Bebe Rexha poston foto dhe video nga

Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, ka disa ditë që ndodhet në Shqipëri. Pas vizitës në Tiranë, ylli i muzikës ka udhëtuar drejt vendlindjes, Dibër.

Ajo ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi e video nga Dibra. Bebe tregon se është rikthyer në vendlindjen e babait pas 12 vitesh.

Por jo vetëm kaq, pasi Rexha shton se vizita te varri i gjyshit të saj ishte shumë domethënëse, pasi nuk ka mundur të marrë pjesë në funeralin e tij për shkak se ka qenë në turne.

Në fotot e video e publikuara në “Instagram”-in e saj, vihet re se ajo ishte e shoqëruar nga Monika Kryemadhi.

“Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait, në Dibër, Maqedoni. Rilidhja me rrënjët dhe familjen ishte thellësisht emocionuese. Vizita te varri i gjyshit ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk mund të merrja pjesë në funeralin e tij. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona.”, ka shkruar Bebe krahas postimit ku ka foto dhe video nga Dibra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

 

bebe rexha diber

Lini një Përgjigje