TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Shkurt 2024, 13:01

Nata e katërt e Sanremos, në skenë edhe Ermal Meta

Shkruar nga Pamfleti

Nata e katërt e Sanremos, në skenë edhe Ermal Meta

Festivali italian Sanremo transmeton sonte natën e katërt ku do të performojnë duetet.

Mes emrave të mëdhenj të muzikës italiane që do të performojnë sonte është edhe Ermal Meta me këngëtarin Manini.

Kënga titullohet “Nuk më keni bërë asgjë” dhe vjen mes 30 debutimesh të tjera nga Mango, Cocciante, Tiziano Ferro e shumë të tjerë.

Këtë vit artistët konkurrues mundën të zgjidhnin çdo këngë, italiane apo ndërkombëtare, nga çdo periudhë dhe nga çdo artist, të shoqëruar nga një ose më shumë të ftuar.

Shfaqjet e mbrëmjes së katërt janë pjesë e konkursit dhe do të votohen nga publiku përmes televotimit si dhe nga juria.

sanremo ermal meta

Lini një Përgjigje