
Mr Elvis këtë herë ka përmendur në një intervistë për News 24, thuajse gjithçka: nga bashkëpunimet e para te dalja në koncertin e Noizyt si i ftuar.
“Muzika më parë ka qenë më e pastër në të shkruar, e pastër në interpretim, nuk e them se i përkas unë atij brezi, pasi sot ka shumë artistë të mirë, por çfarë po i servirim këtyre adoleshentëve që rrinë me celularë nëpër cepa pallati, konsumojnë marijuhanë dhe dëgjojnë tekstet e këtyre artistëve që klikohen me miliona.
Ka artistë shumë të mirë por këngët e tyre kanë tekste që lënë për të dëshiruar, nuk përcjellin mesazhe. Unë kam zgjedhur të qëndroj larg komercialitetit.
Isha edhe në koncertin e Noizyt “Alpha Show” dhe të rinjtë nuk më njihnin por ishte një organizim i bukur pasi u mblodhëm të gjithë ne, këngëtarët e atyre viteve”- tha Mr. Elvis.
Moderatorja: Çfarë këngësh këndove në koncertin e Noizyt?
Mr. Elvis: Nuk munda të këndoja çdo lloj kënge, pasi i kam me tematika sociale – politike tekstet dhe u detyrova të këndoj “Vajzat shqiptare” dhe “Miss Albania”. I këndova jashtë dëshirës sime, ashtu janë gjërat me censura.
Lini një Përgjigje