TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Qershor 2025, 14:07

“Mos ma prek Valbonën”, Laert Vasili me ‘një gur vret dy zogj’

Shkruar nga Pamfleti

“Mos ma prek Valbonën”, Laert Vasili me ‘një gur

Nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në profilin e tij në Instagram, aktori i njohur Laert Vasili ka ngjallur reagim falë një postimi me humor që ka bërë.

Bëhet fjalë për një foto ku ai shfaqet pranë një makine, në targat e së cilës shkruhej: Mos ma prek Valbonën.

Sigurisht që Laerti, falë mençurisë që ka, ka ditur si të ‘vrasë dy zogj me një gur’: nga njëra anë është ish-banorja e Big Brother, Valbona dhe nga ana tjetër mrekullia e natyrës shqiptare.

Mirëpo aludohet se ky postim mund të mbetet një kunjë ndaj gazetares, pasi pas përfudnimit të rrugëtimit të tyre në spektaklin në fjalë, marrëdhënia mes dyshes u ftoh goxha. Të dy ata janë shprehur se nuk ka falje për palën tjetër.

E mesa duket, teksa ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë, shumë pranë fshatit turistik, Valbonë, Laerti ka gjetur rastin për të tërhequr vëmendjen e saj me një foto të tillë.

Nga ana e gazetares nuk ka patur ndonjë reagim në lidhje me postimin e bërë. Por para 4 ditësh dhe ajo ka postuar në një zonë malore.

Nuk dihet nëse ata janë apo kanë qenë bashkë. Kjo pritet për t’u parë me kalimin e kohës.

“Mos ma prek Valbonën”, Laert Vasili me ‘një gur

laert vasili

Lini një Përgjigje