TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Shkurt 2023, 18:44

“Më pëlqejnë meshkujt dominantë, Kiara flet hapur: Do isha e njëjta edhe pa Luizin!

Shkruar nga Pamfleti
“Më pëlqejnë meshkujt dominantë, Kiara flet hapur: Do

Kiara në bisedën e saj me Oltën, Shpatin dhe Kejsin u shpreh se Luizi e ka ndihmuar në lojë, por ajo do të ishte e njëjta edhe pa të. Ajo tregoi edhe një anë të saj personale, ku tha se i pëlqejnë meshkujt protagonistë.

“Më pëlqejnë meshkujt dominantë. Në një tavolinë më pëlqen që mashkulli im të jetë protagonist. Te Luizi më pëlqen që e shpreh dashurinë, që është romantik, përkujdeset dhe jam i sigurt që jashtë do jetë edhe më i mirë. Luizi më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Big Brother im pa Luizin do ishte njësoj. Do u kisha kushtuar më shumë kohë banorëve, por do isha e njëjta Kiarë. Luizi më ka ndihmuar në momentet e vështira dhe më ka dhënë shtysë për të vazhduar përpara. Nëse do isha vetëm do më kishte kapur serioziteti që më karakterizon.”-tha Kiara në studion radiofonike brenda shtëpisë së Big Brother.

#bbvip

Lini një Përgjigje