
Ervin Salianji ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u intervistua nga Alesia Bami.
Kjo e fundit kishte përgatitur disa pyetje pikante, ku nuk munguan ato për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.
Tani kujdes se nuk jemi vetëm se kemi zërin që na dëgjon lart dhe quhet ‘zëri i së vërtetës’, duhet të tregosh vetëm të vërtetën. Mbahesh për të vërtetën apo?
Salianji: Unë flas vetëm të vërtetën
A është e vërtetë, kur punonit në bashkinë e Tiranës si avokat, Lulzim Basha flinte gjumë 2 me 6?
Salianji: Jo, mund ta kishte nga 6 në 8
Ky është gjumi i bukurisë?
Salianji: Këtë nuk di ta them, nuk kam fjetë me të që ta di (qesh)
A është e vërtetë që deputetja Elsia Spiropali deputetja më seksi?
Salianji: Jo
Kush është më seksi?
Salianji: Po apo jo më thatë
Ori Nebijaj më e zonja si deputete se si opinioniste?
Salianji: Këtë nuk di ta them. E zonja është te të dyja
Më mirë një darkë me një deputete apo moderatore?
Salianji: Me një moderatore
A është e vërtetë se ti dhe Berisha do bëni podkast me emër ‘me kast’
Salianji: Po mundet
A është e vërtetë që Berisha nuk e sheh europianin?
Salianji: Po, por Shqipërinë e ndjek
Do na thuash ndonjë sekret për Berishën që ne nuk e dimë?
Salianji: Nuk i di sekretet se nuk kam marrëdhënie përtej politikës
Lini një Përgjigje