TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Tetor 2023, 20:17

"Më kanë tallur shumë, sidomos familja", Sara Hoxha zbulon arsyen pse dukej e mërzitur në premierën e filmit 'Në kuadër të Dashurisë'

Shkruar nga Pamfleti

"Më kanë tallur shumë, sidomos familja", Sara Hoxha

Sara Hoxha, aktorja e filmit ‘Në kuadër të Dashurisë’, tërhoqi vëmendjen e komentuesve teksa kaloi në tapetin e kuq.

Ajo që ka rënë në sy dhe është komentuar përveç faktit që nuk ishte me Ledrin, ka qenë fakti se Sara është dukur pa humor dhe e mërzitur. Përmes një videoje në “Instastory”, ajo ka treguar se ka bërë një ndërhyrje.

“Më shkruajnë shumë veta pse dukem e mërzitur dhe së fundmi pashë një video në TikTok e cila shpjegon pse unë dukem e mërzitur. Aty e ka shpjeguar vajza shumë mirë. Kam bërë botox sipër buzëve, që quhet “gummy smile” në mënyrë që kur të qesh mos të më duken mishrat e dhëmbëve. Më kanë pas dalë më parë dhe tani nuk më dalin më. E di, më kanë ndryshuar shumë pamjen. Nuk besoj se do e bëj më, por nuk premtoj. Më kanë tallur shumë njerëz, sidomos njerëzit e familjes që nuk ndalojnë, kanë 2 javë që më tallin. Por ka filluar të zbutet”, u shpreh ajo.

 

sara hoxha premiere film

Lini një Përgjigje