TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Gusht 2023, 11:33

Mc Kresha acarohet me DJ për shkak të incidentit në koncert: Ti i ke fajet

Shkruar nga Pamfleti

Mc Kresha acarohet me DJ për shkak të incidentit në koncert: Ti i

Mc Kresha është një ndër të paktët artistë, që kur bëhet fjalë për të kënduar “live”, nuk toleron askënd.

Në një video që po qarkullon në TikTok, Mc Kresha shihet të jetë nxehur keq me DJ e tij dhe shkak për këtë është bërë baza e muzikës.

“Ti i ke fajet, pse unë i kam fajet?”, dëgjohet të thotë reperi teksa i drejtohet me zë të lartë DJ.

“Deri tani kam qenë duke kënduar “live” dhe publiku do mendojë që kënga e fundit nuk ishte e tillë”.

“A do t’ma marrësh fytyrën?!” shton më tej këngëtari.

E duket se çdo gjë ka përfunduar paqësisht pasi të dy e kanë marrë situatën me shaka, duke shkëmbyer batuta se Kreshën ende nuk e kanë lënë veshët por edhe nëse e lënë, shkaku do jetë DJ.

Përveç angazhimeve nëpër koncerte, duket se një super bashkëpunim pritet të vijë së shpejti nga Kida, MC Kresha dhe Lyrical Son.

mc kresha sherr dj

Lini një Përgjigje