
Kanë mbetur edhe dy ditë deri në nisjen e “Love Island Albania”, ndërkohë që moderatorja dhe autorja e programit, Luana Vjollca ka realizuar një video-live në instagram, ku ka dhënë disa detaje në lidhje me programin.
Ajo tha se prime i emisionit do të zgjasë për rreth dy orë dhe do transmetohet në TV Klan.
“Do të jemi bashkë për rreth 2 orë në Prime”.
Ndër të tjera, Luana është shprehur:
“Aplikimet për t’u bërë pjesë e programit vazhdojnë ende dhe linkun e gjeni lehtësisht në faqen zyrtare të programit dhe në të gjitha platformat online të TV Klan. Konkurrentët nuk janë takuar me njëri-tjetrin dhe ky program do të zhvillohet pa skenar, pra gjithçka do të jetë reale”.
Luana shtoi se do të ketë diçka të dedikuar vetëm për emisionin, por që nuk dha asnjë informacion më shumë.
Ndërsa në faqen zyrtare në Istagram u zbulua edhe emri i një prej konkurenteve që do të bëhet pjesë e “Love Island”, ajo quhet Ilda Mema dhe është influencer, duke qenë se këto të fundit janë shtuar shumë dhe gjenden lehtë.
Lini një Përgjigje