TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Nëntor 2025, 13:46

Ledjona Xheladinaj flet për herë të parë për eksperiencën e tmerrshme që kaloi: Detyrohesha të zvarritesha

Shkruar nga Pamfleti

Ledjona Xheladinaj flet për herë të parë për

Ish-banorja e Big Brother, Ledjona Xheladinaj pësoi një aksident të rëndë me motor dhjetorin e kaluar. Ajo ka treguar pak për këtë eksperiencë, teksa është rrëfyer pasditen e djeshme në “Ftesë në 5”, ku ajo tregoi se udhëtonte drejt Dibrës me motor për arsye pune, kur humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi e plagosur rëndë.

Pasi qëndroi për rreth 30 minuta e shtrirë në vendin e ngjarjes, Ledjona kujton momentet e para në spital mes dhimbjeve të forta dhe ankthit për të ardhmen.

“Pyeta doktorin nëse do të ecja më. Nuk më interesonte sa muaj do të duheshin, doja vetëm të vija këmbët në tokë përsëri”, rrëfeu ajo.

Gjatë periudhës së rikuperimit, Ledjona është përballur me sfida të shumta fizike e emocionale, madje ka pasur momente kur është detyruar të zvarritej për të kryer veprimet më të thjeshta. Megjithatë, falë kujdesit dhe mbështetjes së nënës dhe motrës, ajo ia ka dalë të rikthehet gradualisht në formë.

 

ledjona xheladinaj aksidenti rrefim

Lini një Përgjigje