TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Dhjetor 2024, 10:01

Kush tradhtoi, kë?! Saidja ‘plas bombën’: Gerti kishte foto intime me një mashkull tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Kush tradhtoi, kë?! Saidja ‘plas bombën’: Gerti kishte

E ftuar në emisionin “Trotuar” ishte ish-konkurentja e ‘Përputhen’ Saide Buzi. Saidja njihet nga programi i dashurisë, ku u njoh me Gertin dhe finalizuan dashurinë e tyre në program.

Pas një kohe bashkëjetese, u krijuan konflikte që çuan në ndarjen e tyre. Gerti ka hedhur akuza të rënda për tradhëti nga ana e Saides ndërsa kjo e fundit ka reaguar më vonë duke u shprehur që është keqtrajtuar nga Gerti dhe nëna e tij.

Së fundmi në “Trotuar” ajo ka treguar se ish-i fejuari i saj, përveç dhunës, e ka tradhtuar me një mashkull tjetër, gjë të cilën ish-konkurentja e konfirmon pasi ka parë mesazhet e tij me një mashkull tjetër.

“E kapa duke më tradhtuar me një mashkull. Kisha dëgjuar fjalë lart e poshtë, po nuk i kisha besuar. Por i pashë një herë telefonin dhe zbulova fotot intime dhe bisedat me një mashkull. Të më kishte tradhtuar me një femër hajt se do e kuptoja, por me një mashkull, ishte e rëndë” tha Saidja.

saide gerti gay

Lini një Përgjigje