TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Maj 2023, 15:31

Kush i mori paratë e reklamave? Luizi flet për Jurgenën e Instagramit: Takova babain e saj, s'dua të shkatërroj një familje

Shkruar nga Pamfleti
Kush i mori paratë e reklamave? Luizi flet për Jurgenën e
Luiz Ejlli

Këngëtari Luiz Ejlli ka folur për Instagramin e menaxhuar nga Jurgena, një Instagram me shumë ndjekës.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Luizi është pyetur se ku kanë shkuar përfitimet nga reklamat që janë bërë nga ky Instagram, ndërsa është shprehur se çdo gjë është e faturuar dhe janë në dorë të sigurt, pra la të nënkuptohet se fitimet i ka marrë vetë ai.

Madje fituesi i Big Brother VIP 2 tregoi se ka takuar babain e Jurgenës dhe u ndje keq, për mërzinë dhe problemet që i kishte hapur, duke u komentuar nga portale të ndryshme.

“Unë jam takuar me babain e saj, burrë zotëri erdhi e më tha që familja ime nuk e ka merituar këtë lloj vreri dhe më bëri të ndihem shumë keq. Nuk është gjithçka fama, po bëhem shkak për të shkatërruar një familje”, u shpreh Luizi.

luizi jurgena instagram

Lini një Përgjigje