
Mançester Junajtid po përjeton një tjetër sezon problematik.
Gotidja e fundit për skuadrën e Ten Hag erdhi në Champions League, me “Djajtë e Kuq” që u mundën në mesjavë 4-3 nga Kopnehageni dhe tani mbajnë vendin e fundit në grup.
Një dështim kolektiv për skuadrën angleze nga e cila është e vështirë të shpëtojë dikush nga kritikat e tifozëve dhe analistëve sportivë.
Pavarësisht investimeve të mëdha të bëra në merkato gjatë viteve të fundit, rezultatet në fushë kanë qenë shumë zhgënjyese.
Një nga blerjet e bëra gjatë këtyre viteve ka qenë edhe ajo e Viktor Lindelof, i blerë nga Benfika për 35 milionë euro në verën e vitit 2017.
I marrë me bujë të madhe, mbrojtësi suedez nuk ka bindur në “Old Trafford”. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për partneren e tij Maja Nilson Lindelof.
Ajo është transferuar në Angli dhe tani është votuar si më e bukura mes të dashurave dhe grave të kampionatit anglez. Një vlerësim që mund të ngushëllojë Viktor Lindelof, i cili nuk është po aq mahnitës në fushën e lojës.
Lini një Përgjigje