
Avokat Spartak Ngjela, ka komentuar Big Brother Vip, teksa po afrohet finalja. Ai tha se bën tifo për Heidin, si fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP 3.
Heidin, Ngjela e cilëson si vajzë inteligjente dhe një fenomen estetik.
“Të kam thënë që jam me Heidin, por s’kam votuar. E ndjek ajo është inteligjente, ka eksperiencë ndërkombëtare në këtë fushë, kjo jetë është fenomen estetik. Fakti që është fenomen estetik dhe është e bukur, nuk i dihet se ç’ndodh. Do fitojë ajo… Ato aktoret e mëdha, para se të jenë të tilla duhet të ketë qenë të bukura se nuk i merrte njeri. Ato që kanë dhënë impakt të madh pozitiv”, tha ai për "TopNews".
Avokati krahasoi edhe lojën e saj me finalisten tjetër Eglën, duke thënë se sipas tij Heidi është më aktore se ajo.
“Egla lojën e ka të mirë, por Heidi është më aktore, jo në kuptim të populizmit, por në kuptimin e kinematografisë”, u shpreh Ngjela.
Lini një Përgjigje