TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Maj 2024, 14:05

Françeska zbulon sekretin e banorëve: Do martonim Eglën dhe Julin, kishim porositur edhe fustanin!

Shkruar nga Pamfleti

Françeska zbulon sekretin e banorëve: Do martonim Eglën dhe

Ish-banorja e Big Brother Vip Françeska Murati ka treguar për herë të parë planin e banorëve për të “martuar” dy aktorët, Jul Dedën dhe Egla Cenon brenda reality show-t.

Gjatë një interviste për “Wake Up”, Françeska tha se kishte porositur fustanin dhe gjitha gjërat që iu duheshin për dasmë, por plani i tyre dështoi pasi Françeska u eleminua nga “BBV”.

“Më erdhi shumë keq sepse doja ta shijoja edhe atë javë, të vazhdoja me ato gallatat e mija që tashmë janë bërë virale. Për një sekret që ndoshta ju nuk e dini. Ne kishim organizuar të bënim një dasëm aty brenda.

Do të bënim Eglën nuse dhe Julin do ishte dhëndër, do e bënim si një gjë qesharake. Unë do ti martoja ata dy. E kishim bërë plan që nëse do të vazhdoja në shtëpi, të nesërmen do e bënim si ditë pushimi që ishim. Kishim porositur fustanin dhe të gjitha por kur dola unë e lanë fare”, u shpreh ajo.

Lini një Përgjigje