TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Dhjetor 2023, 22:48

“Kush do të jetojë, do ta shohë”, Beniada Nishani në një romancë të re dashurie? Tifozja e Juves zbulon detaje nga jeta private

Shkruar nga Pamfleti

“Kush do të jetojë, do ta shohë”, Beniada Nishani

Modelja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Beniada Nishani, tifoze e deklaruar e Juventusit, pak kohë më parë i ka dhënë fund lidhjes së saj me biznesmenin e njohur.

Që prej asaj kohe, nuk dihet rreth jetës private të ish-banores së Big Borther VIP1.

Mirëpo gjatë një interviste të zhvilluar në premirën e filmit “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë protagonistët kryesorë, modelja ka nxitur aludimet se tashmë një mashkull tjetër është në jetën e Beniadës.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Si i ke punët me zemrën?

Beniada: Shumë mirë, zemra punon, është shumë OK. Dashuria për familjen, për jetën, për shoqërinë.

Gazetari: Po lëri këto Beniada tani, unë kam lexuar që je ndarë

Beniada: Oo akoma në kohën e qepës, kanë kaluar 10 -vite ndërkohë

Gazetari: Po tani ke ndonjë të ri?

Beniada: Kush e di, kush e di! Kush do jetojë, do ta shohë (qesh)

beniada nishani tifozja e juventusit modelja dhe moderatorja shqiptare

Lini një Përgjigje