
Cubi Metkaj ka folur më shumë rreth jetës së saj dhe eksperiencës që e pret në “BBV” në një intervistë në Top Albania Radio.
Cubi momentalisht moderon emisionin e mëngjesit në Tv MCN. Por ajo çfarë ka tërhequr akoma më shumë vëmendjen e ndjekësve, është pikërisht lajmi i fundit që po qarkullon në rrjet.
Emri i saj mendohet se do të jetë pjesë e kastit të banorëve të “Big Brother Vip Albania 3”.
Këtë pyetje ia ka drejtuar ish-kolegu dhe miku i saj, Visjan Ukcenaj.
Cubi Metkaj: Do të rrimë edhe shumë gjatë? Se në datë 13 iki unë prandaj. Një propozim e kam, por do të jem ose nuk do të jem ende nuk dihet. E shohim më datë 13.
Madje ajo me ironi (duke nisur nga historitë pararendëse) ka thënë se në format pret që pse jo të gjejë edhe dashurinë e jetës.
Cubi Metkaj: Po unë për këtë do futem. Të gjej burrë. Të bëj edhe një fëmijë. Të më shikojë edhe mua Zoti më në fund. Aty brenda do sistemohemi.
Duket sikur aktorja e ‘ka kunjin’ me Luizin dhe Kiarën të cilët vërtetë u ‘sistemuan’ në Big Brother Vip 2.
Lini një Përgjigje