
Rikthimi në Instagram i Ledion Liços shtoi zërat për prezantimin e tij të Big Brother Vip 3 dhe spostimin e Arbana Osmanit.
Më herët, ‘Pamfleti’ shkroi për dy meshkujt me ‘L’ që do shënonin dhe fundin e karrierës së Arbana Osmanit dhe duket se ‘nuhatja gazetareske’ ka qenë shumë e saktë.
Indiferencën e Zonjës Osmani ndaj produksioneve të Ledionit dhe Luizit, këto dy figura të rëndësishme (secili në profilin e tij) për Topin, duket se nuk e kanë kaluar lehtë. Ndërkohë, para pak minutash, Luizi i uroi mirëseardhjen në Instagram Ledionit, por nuk do shumë mend të kuptohet se nuk është fjala për një profil të thjeshtë në rrjetet sociale:
“Oooo, mr.Ledion Liço. Mirëse erdhe në Instagram, se ëndërr e kam pas me bë si veteran Instagrami, për t’i thënë dikujt ‘Mirë se erdhe në Instagram!’ Suksese vëlla, të shkoftë mbarë, me thashetheme, me gjëra, ke për të marrë vesh gjëra që nuk i di as ti. Ke për t’u surprizuar prej gjërave që do marrësh vesh. Nuk e ke dit për talentet që mund të kesh, për të shkuarën e errët që mund të kesh pas. Të gjitha këto ke për t’i marrë vesh në Instagram. Mirë se erdhe edhe një herë Z.Ledion Liço, ose siç e ke të shkruar këtu: Mr.Ledion Liço”, përfundon video e Ejllit që më shumë se ç’tha, nuk mund të thoshte. Jo për gjë, por nuk ia lejon kontrata, e cila pritet të rinovohet pas 14 majit. /Pamfleti
Lini një Përgjigje