
Ylli i “KWTK” njihet si mbretëresha e eksperimenteve me stilin dhe pamjen e jashtme, duke qenë gjithmonë në pararojë të fjalës së fundit të modës, por kurrë nuk e kishim imagjinuar me flokë të prerë shkurt, një model i cili të përçon afro vibes alla Nina Simone, dhe vetulla shumë të holla, tipike të fillim viteve ’90, por edhe shumë e ngjashme me Bianca Censori, partneren aktuale të Kanye West.
42-vjeçarja u shfaq në numrin e fundit të “CR Fashion Book” me një look tejet të veçantë që të kthente pas në kohë.
Në një nga fotot Kim Kardashian mbante veshur një kanotierë me njolla, kurse në të tjerat u shfaq herë me pulovër të zezë dhe herë me një të kuqe, kombinuar më një minifund tutu.
Mes tyre, nuk mungoi as kjo foto sensuale me reçipeta tyli me lule që mbajnë firmën e stilistes së suksesshme shqiptare, Nensi Dojaka.

Lini një Përgjigje