TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Mars 2024, 17:44

Kim Kardashian do të ndjekë ndeshjet e grupit të Shqipërisë në “EURO 2024”, influencerja amerikane sjell me vete edhe ‘mallkimin’

Shkruar nga Pamfleti

Kim Kardashian do të ndjekë ndeshjet e grupit të

Aktivitetet e mëdha futbollistike tërheqin vëmendjen jo vetëm të tifozëve të thjeshtë, por edhe yjeve të njohur të botës së shoubizit. Dhe “EURO 2024” do të jetë një “magnet” për emra të njohur që do të shfaqen në tribunat e stadiumeve, me disa prej tyre që përgatiten të shpenzojnë shuma marramendëse në këtë aktivitet.

Kim Kardashian do të ndjekë ndeshjet e grupit të

Një prej tyre do të jetë Kim Kardashian, siç ka zbuluar tabloidi “The Sun”. Influencerja e famshme amerikane, do të udhëtojë në verë drejt Gjermanisë bashkë me dy djemtë e saj, Saint dhe Psalm, të cilët janë tifozë të çmendur futbolli. Tabloidi britanik ka mësuar se ajo do të shpenzojë 200 mijë paund për të qenë e pranishme në shumë ndeshje të turneut, teksa ka zbuluar se disa prej tyre janë ato të grupit të Shqipërisë në Europian.

Kim Kardashian do të ndjekë ndeshjet e grupit të

Ajo do të jetë e pranishme në ndeshjen Spanjë-Kroaci më 15 qershor, ndërsa një ditë më vonë do të jetë te Angli-Serbi. Portugali-Çeki është një tjetër ndeshje që ajo do të ndjekë në këtë turne, ashtu si Spanjë-Itali dhe Francë-Holandë në fazën në grupe, pa llogaritur pastaj ndeshjet me eliminim direkt deri në finalen e madhe në Berlin.

Kim Kardashian do të ndjekë ndeshjet e grupit të

Kim ka prenotuar zonat VIP në stadiume për këto ndeshje, duke paguar nga 4 mijë paund për person, deri në 25 mijë paund për një kabinë në finalen e madhe.

Megjithatë, skuadrat pjesëmarrëse në turne janë të paralajmëruara se bashkë me Kim Kardashian, vjen edhe “mallkimi” i saj. Në vitin 2023, gjatë një udhëtimi në Europë me fëmijët, ajo ndoqi ndeshjet e PSG dhe Arsenalit në stadium si mbështetëse me fanelën e tyre dhe të dy këto skuadra humbën. Edhe Roma regjistroi një seri humbjesh, pasi Kim u shfaq me një fanelë të kësaj skuadre. Të gjithë në Gjermani janë të paralajmëruar…

Kim Kardashian do të ndjekë ndeshjet e grupit të

kim kardashian influencerja amerikane

Lini një Përgjigje