TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Nëntor 2025, 10:25

Kërcet arma mes reperëve; Don Xhoni me grupin e tij sulmojnë "Bini Diez"

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet arma mes reperëve; Don Xhoni me grupin e tij sulmojnë

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në Veternik, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, dyshohet se kanë sulmuar producentin e njohur Shkumbin Nebihu i njohur ndryshe si Bini Diez.

Sipas burimeve të Paparacit, gjatë incidentit është përdorur edhe armë, ndërsa grupi që shoqëronte reperin ka goditur Nebihun dhe i ka shkaktuar dëme të mëdha veturës së tij.

Ngjarja dyshohet se ka qenë e organizuar, pasi siç tregon producenti, rruga i ishte zënë me qëllim.

I tronditur nga ajo që kishte përjetuar, Bini Nebihu në një intervistë për Prive by LS e përshkroi rastin si diçka të papërfytyrueshme dhe të rëndë, sidomos duke marrë parasysh që në momentin e sulmit ndodhej me familje.

“Jam shokuar. Kjo që ka ndodhë sonte është më e keqja që kishte mundur një shqiptar me bë. Nuk e kemi as traditë e as zakon, sidomos kur është dikush me familje”, tha ai ndër të tjera, duke lënë të kuptohet se përballja ka qenë e dhunshme dhe e paprovokuar.

@prive.libertaspahiu

'Nëse do isha vetëm...', ngjarja me Don Xhonin, Bini flet për herë të parë, tregon si mund të kishte përfunduar #donxhoni #binidiez

♬ original sound  - Prive by Liberta Spahiu

Producenti konfirmoi se e kishte parë qartë Don Xhonin dhe vëllain e tij midis sulmuesve.

“Ma kanë zënë rrugën me një makinë”, deklaroi ai, duke treguar se gjithçka kishte ndodhur brenda pak sekondash dhe se nuk kishte pasur mundësi të shmangte situatën.

Rasti pritet të hetohet nga organet e rendit, ndërsa asnjë reagim nga pala e reperit nuk është dhënë ende.

Ngjarja ka hapur shumë pikëpyetje për motivet e sulmit dhe masat që do të ndërmerren më tej.

 

Lini një Përgjigje