TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 4 Nëntor 2025, 15:23

“Kam të dashur një 67-vjeçare”, Ermal Mamaqi: Ami është dakord

Shkruar nga Pamfleti

“Kam të dashur një 67-vjeçare”, Ermal Mamaqi: Ami

Ermal Mamaqi është ‘hapur’ për ‘Live From Tirana’, teksa fliste për biznesin, televizionin dhe suksesin si mentor.

I pyetur ‘a bën bamirësi?’, Ermali u përgjigj:

“Bamirësi bëj, bashkë me grupin tim, me ekipin e ‘Ermal Mamaqi training’. Ne vazhdimisht shkojmë takojmë të moshuarit ose shkojmë tek Shtëpia e Fëmijës, ose bëjmë bamirësi të tjera private dhe nuk i prezantojmë në publik. Kemi një skedul të rregullt që bëjmë këto takime, që edhe na bëjnë të ndihemi mirë por dhe ndihmojmë këto shtresa në nevojë, që në fakt kanë më shumë nevojë për kohën tonë, për njerëz, për atë momentin që rrimë bashkë. Unë për shembull shkoj atje, marr kitarën dhe i këndoj atyre të moshuarve. Ose bëjmë lojëra me ta, ose kërcejmë dhe gjëra të tilla, bëjmë humor”.

E duke qëndruar te humori, Ermali nuk mund të linte pa bërë dhe një batutë:

“Madje një grua atje që është tek shtëpia e të moshuarve në Tiranë, e ka emrin Dallëndyshe dhe ajo është e dashura ime”. 

Ronaldo: Dashnorja. Se ti je i martuar…

Ermal: Po (qesh).

Ronaldo: Sa vjeç është Dallëndyshja?

Ermal: Duhet të jetë rreth 67 vjeç.

Ronaldo: Amarda është në dijeni për këtë?

Ermal: Po, po e kemi dakordësuar këtë. Ajo është gjithë dashuri. Herën tjetër kur të ikim, mund të të bëj një ftesë që të vish edhe ti, ta prezantoj.

ermal mamaqi e dashura

Lini një Përgjigje