
Vrasja në sallën e gjyqit e të ndjerit gjykatës Astrit Kalaja ka ngjallur indinjatë, pasiguri, por ka hapur edhe një ‘plagë’ të madhe shoqërore, siç është padrejtësia e bërë me pronat. Duket se në këto telashe e kanë gjetur veten edhe personazhe të njohur mediatikë. Pas reagimit të Marie Poradecit, është bërë i njohur edhe reagimi i Orinda Hutës. Këngëtarja dhe moderatorja sqaron në një story të gjatë se ka 15-vite që sorrollatet gjykatave dhe si të mos mjaftonte kjo, ka marrë edhe kërcënime nga dajat e saj, vetëm pse kërkon atë që i takon:
“Vrasja e tmerrshme e gjyqtarit (ndjesë pastë) është këmbanë alarmi jo vetëm për ngjërjen, por edhe për reagimin e njerëzve më pas. Nuk e besoj dot që njerëzit e duartrokasin një veprim kafshëror. Unë jam vetë pjesë e një procesi gjyqësor që zgjat prej 15 viteve e nuk i jepet zgjidhje. Zoti e di sa do zgjasë se Akoma s’ka kaluar në shkallë të parë mes palëve, jemi Akoma me shtetin. Por janë tokat e mamasë sime dhe do i marr, njësoj siç i takojnë të gjithëve që janë pjesëtarë. E në këto vite kam marrë shpesh kërcënime nga të ashtuquajtur ‘daja’ pse po kërkoja të drejtën e familjes sime. E njoh mirë frustrimin e proceseve të gjata pa fund, por që të biesh dakort me krimin e ta vlerësosh….KY ËSHTË FUNDI!”, përfundon postimi i Orindës.

SHIKONI SE MOS JU KERKONI PASURI TE MAMAS QE NUK TE TAKOJNE NE BAZE TE LIGJIT.LIGJI NUK ZBATOJET NGA SHTETARET DHE GJYQTARET.ATRHERE TRINDITJA PER TE DREJTEN DHE INJORANCA SHPIE NE KRIM..PO I TAKOI NENES TI KE TE DREJTE.