TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Maj 2023, 11:26

Jurgena ‘kërcënoi’ me foto nga Gjakova, Luizi përshëndet bashkëshorten nga koncerti (video)

Shkruar nga Pamfleti

Jurgena ‘kërcënoi’ me foto nga Gjakova, Luizi

Menjëherë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli ka nisur me koncertet.

Fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP” ka qenë së fundmi në Gjakovë, nga ku ka bërë edhe një përshëndetje për bashkëshorten e tij, Kiara Tito.

Duke qenë se publiku ka dyshime nëse ata e vijojnë lidhjen jashtë BB VIP, (kjo falë edhe postimeve të Jurgenës që ‘kërcënoi’ se do thoshte disa gjëra më vonë, ndërkohë që kishte hedhur foto nga një hotel në Gjakovë), pasi nuk janë parë shumë së bashku pas përfundimit të reality show-t, Luizi kujdeset që mos t’i lërë të kenë dyshime.

Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram” një video nga koncerti ku ka përshëndetur Kiarën.

“Kiara, tanë Gjakova më ka thënë se të do ty. Shikoji sa janë”, dëgjohet të thotë këngëtari i dashur për publikun, i cili më pas këndoi këngën e dedikuar për të.

Ndërkohë Luizi bashkëngjitur me videon që ka postuar në “Instagram” shkruan:

“Për 3-4 ditë, nuk do të thonë që janë ndarë”.

Ky postim mori menjëherë mijëra pëlqime si dhe u komentua shumë nga fansat e tij, të cilët i urojnë që të jenë gjithmonë bashkë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

luizi koncert gjakove kiara tito

Lini një Përgjigje