
Julia Ilirjani ishte e ftuar në “Magjia e Festave”, me Dea Vierin. Ajo ka rrëfyer më shumë për këtë periudhë festash. Julia po ashtu është vënë para disa pyetjeve ngacmuese, ku nuk e ka kursyer mendimin e saj…
Dea: Nëse Julia Ilirjani do të ishte Babagjyshi i Vitit të Ri dhe ndodhej në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”, kujt do i jepje dhuratë dhe kujt qymyr, duke filluar nga Egla Ceno?
Julia: Egla nuk ka nevojë se mori çmimin. Jepi çfarë të duash ti, e mori çmimin Egla.
Dea: Julian Dedës?
Julia: Julit do t’i jepja ndonjë dhuratë, por do t’i fusja dhe nja dy copa qymyr brenda.
Dea: Romeo Veshajt?
Julia: Romeos, dhuratë.
Dea: Heidi Bacit?
Julia: Heidit do t’i jepja një dhuratë.
Dea: Meriton Mjekiqit?
Julia: Meritonit, dhuratë.
Dea: Ilnisa Agollit?
Julia: Do ta kaloja, asgjë.
Dea: Françeska Muratit?
Julia: Dhuratë.
Dea: Erjola Doçit?
Julia: Dhuratë.
Dea: Sara Gjordenit?
Julia: Sara, meqenëse është bërë nënë, dhuratë.
Dea: Albi Nakos?
Julia: Dhuratë.
Dea: Po mua, do të ma sillje ndonjë dhuratë?
Julia: Dhuratë edhe ty
Lini një Përgjigje