TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Shtator 2024, 14:43

“Juli më ka tradhtuar”, Cubi Metkaj zgjedh Visjanin

Shkruar nga Pamfleti

“Juli më ka tradhtuar”, Cubi Metkaj zgjedh Visjanin

Cubi Metkaj, Julian Deda dhe Visjan Ukcenaj përveçse janë kolegë, janë edhe shumë miq me njëri-tjetrin. Kjo u vu re edhe kur Juli ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, ku ata të dy hynë për ta surprizuar dhe për t’i thënë se e mbështesnin.

Aktorja e humorit ishte dje e ftuar në programin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, ku tregoi për raportin me dy aktorët e dashur për publikun.

Cubi, duke qeshur, tha se ‘është mërzitur me Julin pasi e ka tradhtuar me Xhemin’, e për këtë arsye mes tij dhe Visjanit zgjedh këtë të fundit.

Ke një lidhje shumë të madhe me Visjanin, jo vetëm se bëni rol bashkë në skenë, por edhe përtej besoj se jeni shokë

Po, ne kemi 21 vite bashkë

Di që edhe me Jul Dedën je një shoqe shumë e mirë

Po, po, sigurisht. Me çunat jemi njohur në “Apartament” dhe shoqëria jonë ka qenë e pandashme

Mendojnë njerëzit se keni jetuar në një apartament, jo ka qenë një program. Tani Cubi zgjidh mes të dyve, Visjanin apo Julin? Merr kohën tënde

Nuk e marr kohën fare, me Julin jam mërzitur se më ka tradhtuar me Xhemin. Kështu që i qëndroj besnike Visjanit. Çunat i dua vërtetë shumë dhe përtej kolegë, kemi raporte shumë të mira familjare me njëri-tjetrin.

cubi metkaj tradhti jul deda

Lini një Përgjigje