TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Janar 2024, 11:23

Juli i vendosur të bëjë çift Rozën, kësaj radhe i vë “syrin” Olsit si kandidat

Shkruar nga Pamfleti

Juli i vendosur të bëjë çift Rozën, kësaj radhe

Përpos debateve në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ nuk kanë munguar batutat dhe përqafimet mes disa banorëve. Së fundmi po komentohet shumë raporti i Ilnisës dhe Meritonit, Rikes dhe Romeos, ndërsa Juli sheh si çift të mundshëm edhe Rozën me Olsin.

Në një bisedë në sallon, Juli i ngacmon dy banorët duke u thënë se bashkë mund të ishin një çift simpatik ndërsa dyshja e kanë kaluar me batuta propozimin e aktorit.

Duhet thënë që Juli është i vendosur të krijojë një romancë mes Rozës dhe ndonjë prej banorëve të Big Brother. Më herët ai ngulmonte që Roza të lidhej me Romeon, por ky i fundit e shpalli moderatoren ‘Persona non grata’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

jul deda olsi bylyku roza lati cift

Lini një Përgjigje