TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Maj 2025, 12:35

Jozi ‘përvesh mëngët’, në studion e regjistrimit edhe Minioni; ‘kunjë për Gjestin?

Shkruar nga Pamfleti

Jozi ‘përvesh mëngët’, në studion e regjistrimit

Joz Marku është rikthyer në vëmendjen e publikut dhe mediave rozë pas një incidenti të bujshëm gjatë daljes së tij nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, ku goditi me shuplakë Gjestin.

Ky veprim krijoi menjëherë debat të fortë në rrjetet sociale, me shumë ndjekës që e dënuan, por edhe me një pjesë të mirë që e mbështetën, duke bërë që ai të fitojë mbi 40 mijë ndjekës të rinj në Instagram në pak orë.

Pas incidentit, Jozi u shoqërua në komisariat nga policia, por u lirua pak orë më vonë. Prej asaj kohe, ai nuk ka dhënë asnjë intervistë publike dhe nuk ka komentuar për ngjarjen, duke lënë shumë pikëpyetje. Ndërkohë, ai duket se po e lë pas këtë periudhë dhe është përqendruar në muzikë. Jozi ndau një video në Instagram ku shfaqet duke punuar në studion muzikore.

Fansat kanë filluar menjëherë të aludojnë se kënga mund të jetë një “diss” për Gjestin, duke qenë se mbi tavolinë është një minion, të cilin Jozi e ka evidentuar. Duke nisur nga intervista e fundit e Gjestit në Portokalli me personazhin që njihet si Minion, të gjithë kanë nisur të aludojnë se veprimi ka qenë ‘kunjë’ për fituesin e Big Brother 4.  

jozi gjesti

Lini një Përgjigje