
Gerta Gixhari dhe Rozana Radi ishin ‘armike’ të deklaruara në shtëpinë e Big Brother. Të dyja do të mbahen mend për përplasjet e forta me njëra-tjetrën dhe për dinamikat e lojës mes tyre.
Por duket se Top Channel ka gjetur një mënyrë shumë të mirë për të ‘shitur’ sezonin e ri televiziv. Mësohet se në shtator do të transmetohet një projekt, me qëllim argëtimin, ku “në timon” do të jenë Gerta dhe Rozana.
Emisioni mësohet të jetë në fazën finale të diskutimeve dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, dyshen do ta shohim për herë të parë në të njëjtin krah të ekranit, këtë herë jashtë shtëpisë së BBVA dhe me një bashkëpunim mes tyre duke lënë mënjanë përplasjet e ndodhura në reality shoë-n.
Ndonëse është një dyshe që do të mbahet mend për përplasjet e shumta mes tyre, do të jetë ky bashkëpunim që nuk do lejojë që të “harrohen” aq lehtë si personazhe.
Lini një Përgjigje