
Video virale ku shfaqej Genta Gjalpi me vajzën e partnerit të saj teksa përpiqej ta mbante nën kontroll, duket se ka ndikuar negativisht në gjendjen e saj psikologjike.
Nëpërmjet disa postimeve të bëra në rrjet, Genta sqaron se video është publikuar nga një menaxhere të cilën e cilëson barbone të marketit “Xhangolli”.
Në reagimin e bërë, influencerja ironizon teksa shkruan se ‘personi në fjalë e ka shitur videon sa për të mbushur zorrën me ushqim’.
Ndërsa më tej, në një Instastory të radhës, Genta përbri një fotoje ku shfaqen flokët e saja të thinjura bëri me dije se brenda 5 ditëve është thinjur aq shumë, sa nuk ishte thinjur që në momentin kur i ka dalë thinja e parë, në moshën 22-vjeçare.
Kujtojmë se në lidhje me këtë situatë që bëri xhiron e rrjetit, policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë për ish-banoren e “BBV”, Genta Gjalpi.

Lini një Përgjigje