TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Mars 2023, 10:00

Jori Delli në reklamën me Neymar dhe Cristiano Ronaldo: U detyrova të nënshkruaja një kontratë për të ruajtur sekretin

Shkruar nga Pamfleti
Jori Delli në reklamën me Neymar dhe Cristiano Ronaldo: U detyrova

Jori Delli, e cila u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, për vite me radhë ka qenë ‘fytyra’ e ‘Sportitalia’ në shtetin fqinj. Duke u rrethuar me njerëz të fushës së sportit, Jorit iu dha mundësia të ishte në një projekt të përbashkët me dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

Në gusht të 2019-s, modelja ishte protagoniste në një spot reklamash me futbollistët e njohur. Ata shihen të veshur si aristokratë, e më pas Neymar e Cristiano nisin dyluftimin me shpata.

Për këtë takim, Jori ka folur në emisionin e famshëm italian “Tiki Taka”. Ajo tha se përpara se të fillonte të xhironte atë reklamë, u detyrua të nënshkruante një marrëveshje kofidencialiteti.

Jori saktësoi se kishte takuar Neymar dhe Cristiano vetëm për shkak të këtij bashkëpunimi pune, duke hedhur poshtë aludimet për ndonjë romancë.

Ajo u provokua asokohe nëse e dashura e CR7 ishte bërë xheloze për të, por Jori tha:

“Georgina? Nuk mendoj se ishte xheloze”.

25-vjeçarja ka deklaruar gjithashtu se në atë kohë ishte ende e fejuar me Simone Camolese, djalin e Giancarlo, ish-trajner i Torinos dhe Livornos dhe se pas përfundimit të xhirimeve ajo u ndesh me Ronaldon në semafor.

“Unë isha në makinë me ish-in tim teksa ai ishte me Rolls-Royce-in e tij. Ai më pa dhe më buzëqeshi,” tha Jori.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jori (@joridelli)

jori delli reklame cristiano ronaldo

Lini një Përgjigje