TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Mars 2025, 14:12

“Je lojtare hileqare”, Neda Balluku përplaset me Rozanën: Të kam ardhur tek biznesi yt

Shkruar nga Pamfleti

“Je lojtare hileqare”, Neda Balluku përplaset me Rozanën:

Opinionistja Neda Balluku ka komentuar në Prime raportin mes Rozanës dhe Laertit, të cilët i cilësoi si lojtarët më hileqarë të këtij edicioni.

Ajo tha se nga Rozana e priste këtë lojë, por e befasoi Laerti, i cili sipas opinionistes, po tregohet i pa zoti në përpjekjet për të arritur finalen.

Kjo solli reagimin e ashpër të Rozanës, që e cilësoi komentin si personal, duke shtuar se Neda po fliste ndaj saj si banore dhe jo si opinioniste.

Neda Balluku: Jeni lojtarët më hileqarë të këtij edicioni. Doni të shkoni në finale në kurriz të banorëve që luajnë pastër dhe vetëm, edhe që po u del shpirti për lojë. Nga ty nuk kam asnjë dyshim sepse lojën tënde e kam proftasur që në fillim. E kam me Laertin që po tregohet tmerrësisht i pa zoti, dhe po mundohet të kapë finalen si doktor që të jep ty recetë sa herë ke nevojë.

Rozana: Më vjen keq që flisni me mua si banore dhe jo opinioniste. Do doja një përgjigje më të saktë dhe të falënderoj për të gjitha goditjet që më ke dhënë, sepse më kanë forcuar. E di që e ke personale, por shpresoj që kur të dal, të festosh aq sa unë kam festuar kur ke dalë ti. Faleminderit që më sulmon. Je shoqja e Valbonës dhe për të thua gjërat më të mira. E di pse e bën këtë.

Neda Balluku: Ti je e lirë të ndjesh çfarë të duash. Kurrë nuk të kam bërë asgjë. Të kam takuar vetëm njëherë në jetën time. A do doje ta ndaje kur jemi takuar?

Rozana: Në biznesin tim.

Neda Balluku: Të kam takuar në biznesin tend, 3 vite pasi kam dalë nga “BB” im. Në biznesin tënd kam ardhur me këmbët e mia dhe kam blerë një fustan, të kam paguar dhe të kam bërë reklamë. Mendon se do e bëja po të kisha inat personal?

Rozana: Pse më thua hileqare?

Neda Balluku: Hileqarë dukeni nga shumë faktorë. Personalen e ka Rozana me mua, sepse nuk duron dot që ajo vajza që e ke urryer, të jetë opinioniste dhe të të komentojë ty. Nuk merrem më me ty. Nuk mund të heshtja për një teatër që e kam kuptuar që në ditët e para, kur dy banorë luajnë së bashku.

neda sherr rozana

Lini një Përgjigje