TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Qershor 2024, 13:06

Ish-menaxheri i bllokoi këngën në Youtube, Tayna: Me suksesin tim ke blerë shtëpi, të kam lënë Zotin

Shkruar nga Pamfleti

Ish-menaxheri i bllokoi këngën në Youtube, Tayna: Me suksesin tim

Reperja Tayna ka reaguar pas bllokimit të video projektit të saj të ri muzikor “Si ai” nga ish menaxheri Rinor Hykolli.

Ajo u ka kërkuar falje dëgjuesve, derisa ka thënë se këtë problem ia ka lënë në dorë “drejtësisë dhe Zotit”.

Tayna e ka quajtur njëanshmërisht Hykollin “një mjeran” që sipas saj, nuk lë rast pa treguar “se sa i vogël është”.

Ajo po ashtu ka thënë se përgjatë karrierës ka punuar në çfarëdo gjendje emocionale e shëndetësore, teksa ka shtuar se dikush tjetër nga “sukseset e saj ka bërë edhe shpi”.

Postimi i plotë i Taynës:

“Unë, për mua jam e Para! Për vite kam punuar shumë në çdo disponim të mundshëm, në çdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore, pa u dorëzuar kurrë e në këto vite, të tjerët i kanë shijuar lehtë rezultatet e sukseseve të mia, të cilat iu bënë atyre shtëpi. Po shtëpia ime nuk kishte rëndësi. Shëndeti i familjarëve të mi vazhdon të mos ketë rëndësi për ta. Në heshtjen e shumë njerëzve mësova shumëçka. Ashtu si mbreti Artur, me shpatën e së vërtetës, dinjitetit dhe respektit për veten dhe të gjithë njerëzit që një zemër e kanë, dal me kraharorin hapur dhe bërtas: NUK BËHET DOT NJERIU I MADH AS ME PARA, AS ME FAMË, AS ME LIGËSI. Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë, për të vuajtur suksesin që kurrë s’ia ndjeve aromën, ke ardhur për t’u kavavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu…

Po unë, do të të vrojtoj me durim, sepse unë jam e MAHE…

I kërkoj ndjesë dëgjusesve t’mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë pa treguar sa të vegjël janë!

Unë ia kam lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit!”, përfundon statusi i gjatë i Taynës ‘zemër thyer’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna)

 

tayna rinor hykolli bllokim reagim

Lini një Përgjigje