
Rrjeti po zien pas një videoje virale nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Ilnisa në një diskutim me partnerin e saj në lojë, Meritonin, ka treguar se është larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP” dhe është kthyer sërish të nesërmen.
Ajo tregon se rikthimi iu mundësua nëpërmjet dhomës së rrëfimit. Menjëherë Meritoni i ka kërkuar asaj që ta ndalojë diskutimin.
“Dje unë ika, kam ardhur në mëngjes në dhomën e rrëfimit! Kam ardhur në mëngjes”, deklaron në video Ilnisa.
Do të mbetet për t’u parë nëse kjo është diçka e vërtetë apo banorja e ka bërë për të tërhequr vëmendjen. Pritet që ky moment të diskutohet gjatë shfaqjes në mbrëmjen e sotme.
Lini një Përgjigje