TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Mars 2025, 14:44

“I ke marrë burrin 10 vetave”, pas Vserlos edhe Gjesti me të njëjtin mendim për Olën: Ti je vetëm për krevat

Shkruar nga Pamfleti

“I ke marrë burrin 10 vetave”, pas Vserlos edhe Gjesti me

Debatet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 po bëhen çdo ditë e më të tensionuara.

Së fundmi, ata janë përplasur sërish në oborrin e shtëpisë, ku debati i tyre ka arritur kulmin.

Në një moment gjatë diskutimit, këngëtari i është drejtuar Olës me një deklaratë që ka habitur të gjithë:

“S’je për lule ti, je për darka, të ftoj unë në krevat, për tjetër send s’je ti”.

Kjo deklaratë ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale. Ndjekësit e programit janë ndarë në mendime: një pjesë e kanë kritikuar Gjesti-n për mënyrën se si u shpreh ndaj Olës, duke e cilësuar si të papërshtatshme, ndërsa të tjerë e kanë parë si pjesë të dinamikës së lojës dhe debateve mes banorëve.

Nuk është hera e parë që Gjesti dhe Ola përplasen. Ata kanë pasur edhe më parë debate të forta dhe duket se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Thuajse të njëjtat akuza ka patur edhe Vserlo ndaj Olës. Banori i tha asaj se merret me burra të martuar, akuzë që u mohua nga konkurentja e ‘BBVA’.

Vserlo: Nga kjo të njoh unë ty. Nja 10 vetave ia ke marrë burrave. Jashtë ti i merr burrat të tjerëve.

Ola: Siç bëjnë shoqet e tua.

Vserlo: Shoqeve të mia t’i lëpish gishtin e vogël të këmbës së majtë ti.

Ola: Ti nuk me njeh mua, pse shpik? O llafazan.

Vserlo: O fansja ime e zjarrtë.

Ola: O këngëtar i dështuar, unë kam qeshur me këngët e tua.

Vserlo: Ti nuk dështon t’i marrësh burrat të tjerëve.

 

ola vserlo gjesti

Lini një Përgjigje