
Ish-missi Hygerta Sako, ka folur në lidhje me ekspozimin e saj në syrin e publikut, por më shumë se kaq, duket se i ‘ka ngulur’ një thumb kolegeve të showbizit.
Ajo tregon se ka një arsye pse pak dihet nga jeta e saj private (edhe pse gazetarët mund të dinë shumë më tepër nga ç’mendon Hygerta).
Ajo ka zbuluar së fundmi se ka një arsye, sipas saj, që në publik nuk është kurrë pjesë e thashethemeve.
E ftuar në “Pushime on Top”, ajo tha: “S’është se ka shumë të reja për jetën time private, prandaj…Jam treguar shumë e kujdesshme, jam tip i kujdesshëm, jam e rezervuar. Nuk jam nga ato tipat që çfarëdolloj gjëje të ndodhë ose diçka e re, të thërras paparacët ose ndonjë shoqe/shok në portal. Prandaj nuk dihet asgjë dhe kështu do të vazhdojë…” – thotë me bindje Hygerta, duke e hedhur ‘topin’ në kampin e gjithë atyre që i japin vetë informacionet tek gazetarët, ose në rrjetet sociale që shërbejnë si zëdhënëse.
Në fakt, ajo shton se kështu ka zgjedhur të jetë: “Mua kështu më shijon. Unë kam pothuajse 30 vjet në këtë biznes dhe gjithmonë kam vuajtur këtë pjesën e privatësisë. Kur shkon në një restorant, do të të shohin, shkon në një bar, kudo që të jesh do të të njohin, do të të flasin, do të të shohin me kë je, çfarë po bën, kështu që kjo është e vazhdueshme…”. /Pamfleti
Lini një Përgjigje