Dashi
Jeta juaj ne çift pritet të ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mirë me partnerin dhe kjo mund te sjellë debate e mosmarrëveshje. Beqaret nuk duhet te bëjnë çmenduri sepse shume shpejt do pendohen. Financat do jene me te favorizuara se kurrë me pare. Do arrini edhe të shpenzoni edhe të hiqni disa para mënjanë.
Demi
Do ketë disa keqkuptime te vogla sot ne jete tuaj ne çift te cilat do ua prishin paksa harmoninë qe kishte kohe qe mbizotëronte. Beqaret do jene me shume fat dhe do e takojnë princin e tyre te kaltër. Shume gjera kane për te ndryshuar ne jetën e tyre. Situata financiare do jete premtuese. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër këto kohe.
Binjakët
Konfigurimi i yjeve do e favorizoje jetën në çift gjatë kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mireë me atë që keni në krah dhe do i zgjidhni shpejt edhe disa mosmarrëveshje që keni pasur. Beqarët do vazhdojnë te jenë në kërkim të princit te kaltër, por fatkeqësisht pa shume fat. Në planin financiar Dielli këshillon të mos merrni në asnjë mënyrë vendime te nxituara.
Gaforrja
Do e shprehni me shume se kurrë sot nevojën për me tepër pavarësi dhe liri në jetën tuaj. fatmirësisht partneri do jete me humor te mire dhe do jete i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat. Sigurisht qe nuk duhet ta teproni. Beqaret do kenë një diete zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Ne planin financiar dëgjojini këshillat qe do iu jepen, por vendosni vete ne fund.
Luani
Pasioni qe kishte pushtuar se fundmi jetën tuaj në çift do filloje të shuhet sot. Gjithsesi nuk duhet të mërziteni sepse situata fatmirësisht nuk do jetë aspak problematike. Beqarët do kenë takime shumë të bukura të cilat do iu zgjojnë menjëherë dëshirën për te jetuar. Financat do influencohen nga Plutoni. Nuk priten vështirësi në këtë fushë.
Virgjëresha
Te dashuruarit do kenë një dite përgjithësisht pozitive. Komunikimi dhe bashkëpunimi do vazhdojë të jetë i forteë. Beqarët nuk duhet ta teprojnë me joshjen sepse mund t’iu japin te tjerëve një ide te gabuar për veten. Do jete e vështirë me pas t’i bindni ata për të kundërtën. Edhe pse te ardhurat nuk do jenë të mira, mos bëni gabim të merrni para hua.
Peshorja
Mos prisni vetëm dashuri nga partneri juaj gjate kësaj dite, por mundohuni edhe ju te jepni me tepër nga vetja. Vetëm kështu atmosfera do bëhet elektrizuese. Beqaret do kalojnë çaste të lumtura fale personave që do takojnë sot. Jeta e tyre mund te ndryshojnë tërësisht. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte në mënyrë që situata të përmirësohet.
Akrepi
Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotëroje gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Nuk do keni aspak probleme dhe mosmarrëveshje kështu qe do ndiheni te qete. Beqaret do kenë vetëm disa takime miqësore, asgjë me tepër sesa kaq. Financat do vazhdojnë edhe sot të jenë të ekuilibruara. Nuk do keni vështirësi për të kryer shpenzimet e domosdoshme.
Shigjetari
Nëse iu dalin probleme serioze sot në jetën tuaj në çift, mundohuni t’i zgjidhni ato me sa me shumë maturi dhe përkujdes. Mos e ngrini zërin dhe mos i tregoni kokëfortë. Beqarët me në fund do kenë dashuri me shikim të parë. Jeta e tyre do ndryshoje përgjithmonë. Në planin financiar duhet të vazhdoni ta ruani sa me tepër vigjilencën.
Bricjapi
Ata që janë në një lidhje do kenë një ditë shumë të mirë. Do bashkëpunoni për gjitha dhe gjithmonë do mbani përgjegjësitë tuaja për veprimet që do bëni. Beqarët do i marrin gjërat si t’iu vijnë dhe fatmirësisht në orët e mbrëmjet do ketë disa takime impresionuese. Në planin financiar duhet me patjetër të hiqni dora nga shpenzimet e pamenduara në mënyrë që të mos keni probleme.
Ujori
Mos luani me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe bëni shume kujdes me xhelozinë e tepruar. Mos e prishni më dorën tuaj ambientin e ngrohtë që ekziston. Për beqarët nuk do ndodhe asgjë e jashtëzakonshme. E mira është që ata t’ia lënë gjerat kohës. Buxheti do jetë më i qëndrueshëm se disa kohë me parë. Do keni mundësi edhe të shpenzoni me tepër edhe te hiqni disa para mënjanë.
Peshqit
Për të dashuruarit do mbizotërojë gjithë kohës rutina. Herë pas herë mund te mërziteni dhe të vuani në vetmi. Do ketë dashuri me shikim të parë sot për ata që janë vetëm. Do ndiheni më në fund të plotësuar. Shume gjëra do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar do iu dalin para disa vështirësi. Mendohuni shumë here para se të kryeni shpenzime ekstravagante.
Lini një Përgjigje