TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Shkurt 2025, 08:31

Hite të reja dhe album, Klajdi Haruni tregon se çfarë po ndodh me Flori Mumajesin!

Shkruar nga Pamfleti

Hite të reja dhe album, Klajdi Haruni tregon se çfarë po ndodh

Ai i mungon prej kohësh muzikës shqiptare e skenës, por emri i tij mjafton për të trazuar ujërat në çdo lajm, me shpresën se në njërin prej tyre konfirmohet rikthimi i tij. Po flasim për Flor Mumajesin të cilin e kërkojnë ngado dhe çdo person afër tij nuk i shpëton pyetjes: “Ku është?”

Këtë herë, ‘gracka’ ishte për Klajdi Harunin. Gjatë një tavoline korçare në Bogë me Anxhela Peristerin, Mihallaq Andrean e Viola Spiron, të ftuar në “Mirëmbrëma yje” nga Arbana Osmani, që gjithashtu është mikeshë e Florit, ai zbuloi se është në një pushim artistik, por këngët e bukura po vijnë.

Arbana Osmani: Nga bëhet Flori pyesin të gjithë o Klajdi? Të pyesin ty, më pyesin edhe mua, unë për vete e di që është duke punuar dhe duke bërë gjëra të bukura, por ti na thuaj ndonjë informacion pak më tepër se ti e takon pak më shpesh. Kur do të dalë kënga, kur do të dalë albumi se këto s’m’i thotë mua.

Klajdi Haruni: Flori është në një pushim artistik momentalisht, po punon. Është në studio domethënë.

Arbana Osmani: Po bën këngë të bukura.

Klajdi Haruni: Disa i ka krijuar që tani.

Lini një Përgjigje