TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Gusht 2023, 11:30

Goditi fansen sepse e lagu me pije gjatë performancës, del në ankand mikrofoni i Cardi B

Shkruar nga Pamfleti

Goditi fansen sepse e lagu me pije gjatë performancës, del në

Mikrofoni që Cardi B që iu hodh një fanseje gjatë koncertit të saj fundjavën e kaluar, ka dalë në ankand dhe të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

Pronari i kompanisë ‘The Wave’, e cila siguroi pajisjet në koncert, e postoi mikrofonin në një reklamë në “eBay”.

Në përshkrim, ai thekson se 100% e të ardhurave do të shkojnë për dy bamirësi, Friendship Circle Las Vegas dhe Wounded Warrior Project.

Kujtojmë se reperja po performonte kur dikush nga publiku i hodhi pijen që po konsumonte. Cardi B nuk u mendua dy herë dhe në zemërim e sipër  e godet me mikrofonin me të cilin po këndonte.

cardi b ankand mikrofoni

Lini një Përgjigje