TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Mars 2025, 14:41

Gazetarja: Gjesti nuk është më mirë në aspektin e shëndetit mendor

Shkruar nga Pamfleti

Gazetarja: Gjesti nuk është më mirë në aspektin e

Gazetarja Juli Ristani ishte e ftuar në “Live From Tirana”, ku komentoi për dinamikat e fundit në “BBV4”, duke u fokusuar në situatën e Eglit dhe qëndrimin e Gjestit. Ajo theksoi se Gjesti po kalon një periudhë të vështirë emocionalisht, duke qenë shumë i ngarkuar. Sipas Ristanit, hedhja nga muri ishte një shenjë e sjelljes lozonjare dhe hiperaktive të Gjestit. Egli, nga ana tjetër, pranoi gjithçka, përveç faktit që refuzoi këtë situatë, duke vepruar si një person që nuk pranonte realitetin. Më tej, ajo e shpjegoi situatën si një fazë të Eglit, ku mund të kishte pritur një sinjal nga Gjesti. Ristani gjithashtu përmendi aleancën e Gjestit me Rozanën, duke theksuar se Egli mbeti i braktisur dhe i vetmuar në këtë situatë.

Edhe Gjesti nuk është më mirë në aspektin e shëndetit mendor. Ai fjeti me Rizartën, Egli prap u nervozua, vajti iu ngjit. Mos të harrojmë edhe Gjesti është shumë i ngarkuar. Hedhja nga muri ishte bota fëminore, lozonjare e Gjestit. Ai nuk rri dot në një vend si hiperaktiv që është.

Eglit nuk i thoje dot një gjë kundër Gjestit, pranonte çdo gjë, vetëm këtë refuzonte. Si një i sëmurë që ka atë fazën që nuk e pranon, e refuzon. Hapja e syve, filloi të lëvizte atë mjegullën, me rrengun e dollapit, ndoshta pretendonte që Gjesti t’i kishte rrëfyer diçka. Për hedhjen nga muri e kishte paralajmëruar disi, ndoshta priste një sinjal. Riardhja e tij, aleanca me Rozanën, rrinin të dy pa u ndarë, Egli shkoi në një cep, mbeti vetëm, nuk e donte këtë gjë. Ngeli e braktisur.

juli ristani gjesti shendeti mendor

Lini një Përgjigje