Mungesa e komunikimit dhe akuzat për sjellje të dyfishtë tensionojnë raportin mes kunatave.
Marrëdhënia mes Selin dhe Gimbon ka sjellë përplasje të hapur mes banores dhe kunatës së saj, Gretës, brenda shtëpisë së Big Brother.
Selin deklaroi se prej tre ditësh nuk ka asnjë komunikim me Gretën. Ajo tha se Greta nuk i ka folur dhe nuk ka treguar interes për të. Sipas saj, sjellja e Gretës ndryshon gjatë spektaklit, krahasuar me ditët e zakonshme në shtëpi. Selin vuri në dukje një moment gjatë prime, kur u diskutua për lidhjen e saj të fundit jashtë shtëpisë. Ajo tha se vuri re një reagim nga Greta dhe e interpretoi si përpjekje për ta nxjerrë nga loja ose për të tërhequr vëmendjen drejt vetes.
Selin akuzoi gjithashtu Gretën për komente lidhur me pamjen e saj, duke përmendur një diskutim për qerpikët dhe buzët.
Greta mohoi pretendimet dhe tha se situata po paraqitet ndryshe nga sa ka ndodhur. Ajo theksoi se nuk ka bërë komentet që i atribuohen. Sipas saj, pas çdo prime Gimbo shpreh pakënaqësi për raportin me Selin, çka ka ndikuar edhe në qëndrimin e saj. Greta deklaroi se nuk dëshiron të vazhdojë më lojën në këtë formë me Selin dhe e konsideroi të mbyllur raportin mes tyre.
Pjesë nga biseda:
Selin: Sot është dita e tretë që Greta me mua ka zero kontakt. As nuk ka ardhur për të më pyetur si je. Nuk çuditem më. Është kontradiktore, sepse gjatë javës më flet, dhe në prime është ndryshe. Luizi e pyeti për lidhjen time të fundit, Greta s’ka qenë prezente. E pyeti a është jashtë e lidhur, pashë një nuancëqeshje nga Greta. Mbase ka dashur të distancohem unë nga loja dhe të bëhet ajo kryefjala. Këto skena të shëmtuara me mua, nuk i shkojnë jo Gretës por as disa të tjerëve. E dyta, ka lënë një koment të shëmtuar te grimi, tha: qerpikët fallso, buzët fallso.
Greta: A je në terezi? Nuk e kam thënë kështu për zotin. Nuk ka lidhje, e ktheve situatën tani, më vjen keq. Gimbo pas çdo prime që është i zhgënjyer, vjen duke u ankuar për Selinën. Nuk kam më lojë me ty, mbyllet këtu e gjithçka, mos hajdeni këtu te Greta.
Luizi: Greta është shumë inteligjente, por duket sikur dikush ia ka futur thonjtë në fyt. Je duke pranuar të jesh në hije, duke marrë titullin kunata e saj. E rrita intensitetin e pyetjeve duke i thënë: a je në dijeni të lidhjes së fundit të Selin, a mendon se ndikon në qëndrimin si luan e shfrytëzon situatat e saj?
Lini një Përgjigje