TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Tetor 2023, 22:21

“Fshatar jemi, do rregullohemi rrugës”, Saimir Korreshi heq kostumin e politikanit dhe shfaqet duke kërcyer; as në skenë nuk mungon shalqiri

Shkruar nga Pamfleti

“Fshatar jemi, do rregullohemi rrugës”, Saimir Korreshi heq
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka hequr kostumin e politikanit dhe është shfaqur krejt ndryshe në spektaklin “Dancing with the Stars”.

Së bashku me partneren e tij balerinë, deputeti demokrat u fut në skenë me biçikletë dhe me një shalqi, simbol i Lushnjës, zonë nga e cila ai vjen.

Korreshi dhe balerina kërcyen nën tingujt e këngës “Biçikleta” të kënduar nga Françesk Radi. Të gjithë të pranishmit i kanë shijuar momentet edhe pse vlerësimi nuk ishte shumë i kënaqshëm.
Anëtarët e jurisë, e vlerësuan për origjinalitet dhe atmosferën që sollën dhe në fund e vlerësuan me 22 pikë.

Komenti i Olta Gixharit ishte: Këmbët i bërë lëmsh. Ndërkohë, deputeti me humor u përgjigj “fshatar jemi do përmirësohemi rrugës”.

“Fshatar jemi, do rregullohemi rrugës”, Saimir Korreshi heq

“Fshatar jemi, do rregullohemi rrugës”, Saimir Korreshi heq

“Fshatar jemi, do rregullohemi rrugës”, Saimir Korreshi heq

Lini një Përgjigje