
Ish-konkurenti i ‘Përputhen’, Albi Buzali ishte i ftuar në ‘Ftesë në 5’, së bashku me të fejuarën e tij, Xhesiana Zahoaliaj për të folur për jetën e re si çift i fejuar.
Të pyetur nga Bieta se si nisi kjo njohje, dyshja ka treguar se ka qenë një ditë me shi në kafenetë e Tiranës.
Edhe pse kanë disa muaj që bashkëjetojnë, vendimi për t’u fejuar dhe për ta çuar marrëdhënien e tyre në një nivel më serioz, erdhi nga Albi, i cili ndau bindjen se ‘ka gjetur mrekullinë e jetës’.
Xhesiana pohoi gjithashtu se ishte tepër xheloze për Albin, pasi i shkruanin gjithë kohës në mesazhe për të.
Dyshja shtoi se kanë një raport shumë të mirë familjar, sakaq prindërit e Albit e surprizuan Xhesin me një videomesazh ku i kërkonin tashmë një beb.
Ndërkohë që janë të shumtë skeptikët. Shumë prej komentuesve shkruajne se ‘Nuk ka mundësi të jenë fejuar brenda tre muajsh njohje, por do jenë njohur prej kohësh dhe vetëm tani e kanë deklaruar’.
Ju si mendoni?
Lini një Përgjigje