TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Dhjetor 2024, 11:33

Çfarë ndodhi? “X Factor Albania” ndryshon anëtaren e jurisë natën e premierës

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë ndodhi? “X Factor Albania” ndryshon anëtaren

Në mbrëmjen e kaluar, u transmetua premiera e sezonit të gjashtë të spektaklit të njohur “X Factor Albania”, por ajo që bëri më shumë bujë ishte një vendim i papritur i produksionit.

Deri pak para fillimit, juria e spektaklit ishte përbërë nga katër emra të njohur: Adi Krasta, Arilena Ara, Elhaida Dani dhe Young Zerka. Por vetëm 24 orë përpara transmetimit, produksioni konfirmoi se Elhaida Dani nuk do të ishte më pjesë e panelit të jurisë.

Ky ndryshim i papritur ka lënë publikun të habitur, duke pasur parasysh se Elhaida ishte caktuar për të drejtuar kategorinë e djemve, një rol që tashmë do të rikthehet në këtë sezon nga një tjetër gjyqtar i njohur.

Për momentin, arsyeja e largimit të saj mbetet e paqartë, duke hapur mundësinë për spekulime të ndryshme.

x factor albania elhaida dani

Lini një Përgjigje