TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Qershor 2025, 21:01

Çfarë i shkruajtën Benzema, Vinicius dhe Leao, modelja shqiptare e “OnlyFans” zbulon mesazhet me 3 yjet e futbollit

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë i shkruajtën Benzema, Vinicius dhe Leao, modelja

Modelja shqiptare 22-vjeçare, Melisa M., e njohur në rrjet si melimtx, ka ndezur polemika të shumta në rrjetet sociale dhe botën e futbollit, pasi zbuloi mesazhe private nga disa prej yjeve më të mëdhenj të këtij sporti.

E ndjekur nga mbi 6.5 milionë persona në Instagram dhe TikTok, si dhe me një profil aktiv në “OnlyFans”, Melisa është vendosur në qendër të një debati të nxehtë, ku përfshihen emra të mëdhenj si Karim Benzema, Vinicius Zhunior dhe Rafael Leoo.

Sipas Melisës, Karim Benzema, i ka dërguar thjesht një “përshëndetje” në Instagram, pa ndonjë përpjekje tjetër për të vijuar bisedën. Megjithatë, ish-shoku i tij i skuadrës, Vinicius Zhunior, thuhet se ka qenë më i drejtpërdrejtë.

Benzema më shkruajti ‘Hola’. Nuk iu përgjigja kurrë dhe nuk e fshiu, mund ta shikoni. Pse duhet të më shkruante, nuk ka kuptim. Ka dhe të tjerë”, u shpreh Melisa.

Melisa pretendon se Viniciusi e kishte ftuar në rezidencën e tij vitin e kaluar, një ftesë që ajo thotë se e refuzoi. Ajo shprehet se kishte parashikuar që lojtari do të fitonte “Topin e Artë”, një çmim që përfundimisht shkoi në duart e Rodrit të Mançester Sitit, duke ngjallur mjaft diskutime në botën e futbollit.

Skenari më emocional, sipas Melisës, ka qenë me Rafael Leaon, sulmuesin e Milanit. Ajo thotë se Leao u ndje i zhgënjyer kur ajo ia la “seen” dhe reagoi ndaj kësaj me një mesazh emocional. Melisa i është përgjigjur vetëm njëherë, por nuk ka vijuar më tej kontaktin.

Rafael Leao, mendoj se kam mesazhe me të, nëse nuk i ka fshirë. Nuk mendoj se supozohet ta bëj këtë, por…”, u shpreh Melisa ndërsa kontrollonte për të gjetur bisedat. Më pas tregoi çfarë kishin shkruar bashkë.

Nuk i jam përgjigjur. Ju përgjigja njëherë, ai dërgoi një fytyrë të mërzitur dhe unë e pyeta. Më tha ke lënë mesazhet, por i thashë që nuk i kisha parë”, tha Melisa për bisedën me Leaon.

 

melisa modelja shqiptare karim benzem rafael leao vinicius zhunior

Lini një Përgjigje